Papa Françesku viziton Azerbajxhanin me vetëm 570 katolikë

3 Tetor 2016 - 10:03      

Baku, 3 tetor – Papa Françesku mbërriti dje në Azerbajxhan, një ish-shtet sovjetik me shumicë myslimane shiite, që është bërë një furnizues i madh i naftës dhe gazit në Evropë, në vizitën e fundit të udhëtimit papal në rajonin e Kaukazit.

Papa Françesku u prit në aeroport me një mirëseardhje të vakët nga një zyrtar qeveritar, ku nuk kishte as festë dhe as turma që brohorisnin, para se të celebronte meshën dhe të jepte mesazhin e tij ”Angelus” në qendër të Bakusë.

“Azerbajxhani ka një pakicë të vogël katolike, rreth 570 persona ose 0,01 për qind e popullsisë së përgjithshme, që shërbehet vetëm me një famulli dhe shtatë priftërinj”, sipas statistikave të Vatikanit.

Papa Françesku do të takohet edhe me presidentin, Ilham Aliyev, një udhëheqës autoritar, i cili ka drejtuar vendin për tre mandate. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...