Referendumi për refugjatët në Hungari shpallet i pavlefshëm

3 Tetor 2016 - 09:31      

Budapest, 3 tetor - Referendumi i mbajtur për refugjatët në Hungari, ku Qeveria e vendit nuk dëshiron të pranojë 1.294 refugjatët në kuadër të kuotave të Bashkimit Evropian, për shkak të pjesëmarrjes nën 50 për qind shpallet i pavlefshëm.

Sipas një deklarate të bërë nga Komiteti Kombëtar Hungarez i Zgjedhjeve, theksohet se pjesëmarrja në referendum ka qenë 43.29 për qind. Siç transmeton AA njoftimet, për shkak se numri i pjesëmarrësve ka qenë më pak se 50 për qind e numri të votuesve referendumi është konsideruar i pavlefshëm.

Ndërsa në anën tjetër theksohet se janë numëruar 98,56 për qind të votave ku 98.28 për qind e tyre kanë dhënë përgjigjen "jo", ndërsa 1.72 për qind kanë dhënë përgjigjen "po".

Partia në qeveri Fidesz dhe ajo opozitare Jobbik në referendumin e bojkotuar nga partia kryesore opozitare, Partia Socialiste Hungareze (MSZP) dhe shumë parti të tjera iu kishin bërë thirrje qytetarëve që të votojnë "jo", ku ndaj votuesve u drejtua pyetja "A dëshironi që BE-ja të vendosë për banim në Hungari personat që nuk janë qytetarë hungarezë pa miratimin e Parlamentit të Hungarisë?"

Zyra Kombëtare e Zgjedhjeve kishte njoftuar se në mënyrë që referendumi të jetë i vlefshëm është e nevojshme të votojnë 4.136.313 persona. Ndërkohë afërsisht nga 270 mijë votues të regjistruar jashtë vendit 121 mijë prej tyre kanë votuar.

Qeveria e Hungarisë më 24 shkurt mori vendim për të çuar në referendum çështjen e kuotës së detyruar për pranimin e vetëm 1.294 refugjatëve që BE-ja kërkon të zbatojë në mesin e vendeve anëtare për shpërndarjen e 160 mijë refugjatëve. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...