Foto: Reuters

Mbi 50 të vrarë në protestën anti-qeveritare në Etiopi

2 Tetor 2016 - 18:15      

Policia ka hapur zjarr ndaj protestuesve anti-qeveritare, të cilët kanë nisur protestën e tyre gjatë një feste fetare, duke shkaktuar të paktën 50 viktima.

Mijëra persona ishin mbledhur në rajonin e Oromiya, gjatë festimit të asaj që quhet si “Dita e Falënderimeve” në Etiopi e nuk ka zgjatur shumë kur turmat e njerëzve filluan të thërrasin kundër qeverisë dhe të valëvitnin një flamur të forcave rebele.

Për të shpërndarë turmat e njerëzve, policia ka qëlluar në ajër, por plumbat janë rikthyer në tokë duke qëlluar shumë prej protestuesve, raporton Daily Mail, përcjell TCH.

Dëshmitarë nga vendngjarja tregojnë se dhjetëra persona nuk kanë shenja jete, ndërsa akoma edhe më shumë të tjerë janë larguar për të marrë ndihmë mjekësore për shkak të plagëve të marra.

Një zyrtar i qeverisë ka konfirmuar se ka shumë persona të pajetë e të plagosur, por nuk ka dhënë një shifër të saktë të tyre.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...