Turqia arreston vëllanë e Fethullah Gulenit

2 Tetor 2016 - 15:20      

Policia turke sot ka arrestuar vëllanë e klerikut Fethullah Gulen, i cili po akuzohet nga Ankaraja për organizimin e puçit të dështuar ushtarak të 15 korrikut.

Kutbettin Gulen është arrestuar nga policia në shtëpinë e familjarëve të tij në qarkun Gaziemir, në provincën e Izmirit, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Ky është familjari i parë i arrestuar i Gulenit që prej puçit të dështuar ushtarak.

Kutbettin Gulen tash po merret në pyetje nga autoritetet turke dhe po akuzohet për se “është anëtar i grupit të armatosur terrorist”, njofton Anadolu duke mos dhënë më shumë detaje. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...