NYT: Trump për 18 vite ka bërë evazion fiskal

2 Tetor 2016 - 10:52      

Një e përditshme amerikane e shtypit të shkruar ka bërë të ditur se zotëron dokumentet që tregojnë se manjati i pasurive të paluajtshme, Donald Trump ka deklaruar një humbje prej më shumë se 900 milionë dollarësh gjatë vitit 1995.

“New York Times” shton gjithashtu se humbja ka qenë kaq shumë e madhe, saqë mund t’i ketë mundësuar kandidatit të tanishëm Republikan për zgjedhjet presidenciale të shmangte pagimin e taksave për 18 vite rresht, transmeton tch.

Drejtues të fushatës së tij kanë refuzuar të publikojnë deklaratat e vitit të fundit të taksave të paguara prej Trumpit, madje as nuk e kanë konfirmuar apo mohuar këtë shkallë kaq të lartë humbjesh.

Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë është kapur me forcë ndaj mosdeklarimit të tij të taksave. Gjatë debatit të parë presidencial të së hënës së kaluar, ajo e detyroi atë të mbrohej për mosdeklarimin e taksave, duke sugjeruar se ai ishte duke fshehur “diçka të tmerrshme”.

Kur ish-Sekretarja e Shtetit e akuzoi atë se nuk kishte paguar tatimin federal mbi të ardhurat, Trump iu kundërpërgjigj duke thënë se “kjo gjë e bën atë të zgjuar”.

Clinton ka publikuar tatimet mbi të ardhurat për rreth 40 vite, ndërsa edhe bashkëgaruesi me Trump për t’u bërë zëvendësi i tij, Mike Pence, ka publikuar deklaratat e tij 10-vjeçare.

Dokumenti prej 3 faqesh i zotëruar nga “New York Times”, sipas Jack Mitnick, një ish-kontabilist i manjatit të pasurive të paluajtshme, emri i të cilit shfaqet në letrat përgatitore të deklarimit të taksave, është një kopje autentike e një pjese të mirë të deklarimit të vitit 1995.

Të shtunën, nga fushata e Trumpit kanë akuzuar “New York Times” se po bëhet një “zgjatim” i fushatës së Clintonit.

“Trump, - kanë shtuar më tej drejtues të fushatës, - ka qenë një biznesmen me aftësi të jashtëzakonshme, i cili ka edhe përgjegjësi të plotë mbi bizneset e tij, familjen e tij dhe punonjësit e tij, të cilëve u kërkon të paguajnë aspak më shumë taksa nga sa kërkohen ligjërisht”.

Që prej vitit 1976, të gjithë kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara (ata të dy partive kryesore) kanë publikuar tatimfitimin e paguar ndër vite, një veprim jo i detyrueshëm ligjërisht, por nga ana morale. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...