Foto: Reuters

Qytetarët e Bosnjës votojnë për organe të reja të pushtetit lokal

2 Tetor 2016 - 10:03      

Bosnja dhe Hercegovina sot mban zgjedhjet lokale, në të cilat banorët e kësaj republike ish-jugosllave duhet t'i zgjedhin autoritetet qytetare dhe komunale për katër vitet e ardhshme.

Siç njoftoi Fena, në votimin e sotëm duhet të zgjedhën 74 këshilla komunale, katër këshilla të qytetit, 131 shefa komunalë dhe 10 prefektë të Federatës Bosnjë e Hercegovinë, 57 asamble komunale dhe gjashtë asamble qytetare në Republikën Sërpska, transmeton kp.

Zgjedhje nuk do të mbahen vetëm në Mostar, për shkak se Gjykata kushtetuese e BeH-së që në vitin 2010 i ka shfuqizuar dispozitat nga Ligji zgjedhor, të cilat kanë të bëjnë me këtë qytet. Herën e fundit zgjedhje lokale në Mostar janë mbajtur në vitin 2008.

Në zgjedhjet e sotme marrin pjesë 102 parti politike, 103 koalicione, 171 kandidatë të pavarur dhe 69 lista e pavarura të kandidatëve. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...