2 Tetor 2016 - 06:30
Ato jetojnë në një shtëpi të vogël prej balte, të cilën e ndajnë bashkë me dy dhi, një lopë dhe një viç – që janë dhe pasuria e vetme e tyre.
Pinkit fare nuk i kujtohet e ëma. Ajo u largua pas vdekjes së babait të Pinkit, shkruan “Al Jazeera”, transmeton “Koha Ditore”. Vejusha e re shkoi të bëhet pjesë e traditës disashekullore Nata Pratha. Atëbotë Pinki ishte vetëm një vjeç.
E respektuar në komunitetin fisnor Bhil, të cilit i përket familja e Pinkit, tradita Nata Pratha i lejon një burri të paguajë para për të jetuar me një grua, me të cilën nuk është i martuar. Çmimi mund të sillet prej 25.000 deri në 50.000 rupi indianë (rreth 375-750 dollarë) dhe zakonisht negociohet nga anëtarët e komunitetit, të cilët e sigurojnë një hise po ashtu.
Në mënyrë tradicionale, si burri ashtu edhe gruaja supozohet të jenë ose të martuar apo të vejë, si në rastin e nënës së Pinkit, mirëpo kjo traditë po evoluon për të pranuar edhe të pamartuar po ashtu... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...