Rusia akuzon SHBA-të se po ruan si xhoker një grup xhihadist në Siri

30 Shtator 2016 - 18:45      

Shtetet e Bashkuara po përpiqen të ruajnë një grup xhihadist sirian, nëse rast se u duhet për të mundur presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, tha në një intervistë për BBC-në ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Besojmë së bëhet fjalë për grupin Jabhat Fateh al-Sham”, tha Lavrov.

Ky grup deri vonë është njohur si Fronti Al Nusra.

Lavrov tha se SHBA nuk e ka prekur këtë grup askund në Siri.

“Nëse amerikanët nuk paraqesin ndonjë provë që tregon të kundërtën, ata ose janë të shtyrë nga Al Nusra, ose e mbështesin këtë organizatë terroriste”, tha Lavrov.

Ai i bëri komentet në përvjetorin e parë të nisjes së fushatës ajrore ruse në Siri, përcjell rel.

Lavrov i mbrojti bombardimet e Rusisë në qytetin e rrethuar të Alepos.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se 400 civilë, përfshirë shumë fëmijë, janë vrarë nga sulmet e kësaj jave në këtë qytet.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...