10 mijë të vdekur nga sulmet ruse në Siri

30 Shtator 2016 - 17:03      

Sulmet ajrore ruse në Siri kanë vrarë rreth 10 000 njerëz duke filluar që prej një vit më parë, tha sot një grup monitorimi, i cili dokumenton dhunën në vendin e shkatërruar nga lufta, pasi Rusia këmbënguli se kishte vënë në shënjestër vetëm terroristët.

“Në shifrën e lartpërmendur përfshihen 3 804 civilë, ku në mesin e tyre 906 janë fëmijë”, sipas Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

Përveç kësaj u komunikua se sulmet kanë vrarë 2 746 anëtarë të lëvizjes xhihadiste të Shtetit Islamik, si dhe 2 814 luftëtarë nga grupe të tjera rebele islamike, përcjell KSP.

Observatori akuzoi Rusinë se kohët e fundit ka kryer sulme me predha që përmbajnë termit, një përbërje alumin pluhur dhe oksid hekuri që mund të shkaktojë djegie.

Materiali vazhdon të djegë për rreth 180 sekonda pasi është goditur objektivi.

Rusia filloi një fushatë bombardimesh në Siri më 30 shtator të vitit 2015, për të ndihmuar aleatin e saj presidentin sirian, Bashar al-Assad, për të luftuar militantët në luftë civile.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...