30 Shtator 2016 - 14:00
Prokurori i departametit të terrorizmit dhe krimit të organizuar në Stamboll Gokalp Kokce lëshoi urdhër për arrestimin e 75 të punësuarve në burgjet në Silivri, Metris dhe Bakirköy, ndërsa ka të bëjë me zyrtarët e burgjeve, sociologë dhe edukatorët.
Ekipet e policisë së Stambollit tani më kanë kryer bastisje në disa adresa dhe kanë ndaluar disa persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste FETO. Ata do të merren në stacionin e policisë për hetime të mëtejshme penale.
Hetimet kundër anëtarëve të organizatave terroriste FETO brenda burgjeve është nisur më herët dhe ka rezultuar me arrestimin e disa personave. Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për tentimin e grusht shtetit të përgjakshëm në Turqi më 15 korrik të këtij viti.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...