Duterte: Do t’i vras tre milionë narkomanë

30 Shtator 2016 - 09:55      

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, e ka krahasuar fushatën e tij kundër drogës me Holokaustin, duke thënë se ai do të vrasë aq narkomanë sa kishte vrarë Hitleri hebrenj, raporton KTV.

“Hitleri i masakroi tre milionë hebrenj dhe te ne janë tre milionë narkomanë. Do të isha i lumtur t’i vrisja që të gjithë,” ka theksuar ai.
Duterte ka ndërmarrë veprime të përgjakshme ndaj përdoruesve dhe trafikantëve të drogës qëkur e mori presidencën në qershor.
Shifrat zyrtare tregojnë se më shumë se 3,000 njerëz janë vrarë në operacionet e policisë apo grupeve të armatosura, që i shërbejnë presidentit filipinas.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...