Gazetarja irakiane e fitoi një çmim norvegjez

30 Shtator 2016 - 09:25      

Gazetarja irakiane, Yanar Mohammed, është nderuar me Çmimin Rafto për vitin 2016, për punën e saj “në emër të femrave dhe minoriteteve në Irakun e përfshirë nga lufta”.

Kjo gazetare, 55 vjeçare, është kryesuese e Organizatës për Liri të Fermave në Irak, të cilën e ka themeluar në vitin 2013. Ajo punon me grupet lokale për të mësuar për të drejtat e njeriut dhe për të ofruar strehim për gratë që janë viktimë e dhunës.

“Dhuna seksuale shpeshherë është pjesë e planeve luftarake, dhe Iraku është njëri nga shumë vendet, ku të drejtat e femrave janë sakrifikuar për objektiva politike dhe ushtarake”, tha juria e Çmimit Rafto.

Ky çmim në vlerë prej 20 mijë dollarëve, është krijuar në vitin 1986 në përkujtim të akademikut dhe aktivistit norvegjez për të drejtat e njeriut, Thorolf Rafto.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...