29 Shtator 2016 - 15:20
“Kjo është një grua që të imponon respekt – shkruan gazetarja. Ajo mban një pistoletë Beretta 9-milimetërshe nën krahun e majtë dhe ka gjithmonë pranë bixhakun e saj gjigant, të cilin e përdor për t’u prerë kokat luftëtarëve të ISIS-it”, transmeton Syri shkrimin.
39-vjeçarja Wahida Mohamed, e njohur më mirë si Um Hanadi, drejton një grup prej rreth 70 burrash në fushën e Shirqat, një qytet 50 milje (80 kilometra) në jug të Mosulit, Irak.
Ajo dhe njerëzit e saj janë pjesë e një milicie fisnore, që kohët e fundit kanë ndihmuar forcat qeveritare për të përzënë ISIS-in jashtë qytetit.
Në botën e Irakun rural, luftëtarët femra janë një gjë e rrallë, por Um Hanadi nuk është e re në këtë fushë.
“Fillova duke luftuar terroristët në vitin 2004, duke punuar me forcat irakiane të sigurisë dhe të koalicionit”, thotë ajo. Si rezultat, ajo ka tërhequr zemërimin e Shtetit Islamik, duke u bërë gruaja më e urryer për ta.
“Kam marrë kërcënime nga udhëheqësit e lartë të ISIS-it, duke përfshirë edhe nga Ebu Bekri (al-Baghdadi) vetë”, thotë gruaja, duke iu referuar kalifit të vetëshpallur ISIS-it.
“Por unë nuk frikësohem .”
“Unë jam në krye të listës së tyre të më të kërkuarve, – mburret duke qeshur. Jam më e kërkuar se shumë se kryeministra.”
Um Hanadi është sulmuar të paktën 3 herë me bomba jashtë shtëpisë së saj në 2006, 2009, 2010, si dhe tri makina shpërthyese janë vënë sërish jashtë shtëpisë së saj në 2013-ën dhe në vitin 2014-ën.


17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...