Publikohet videoja e vrasjes së 6 vjeçarit nga policët më 2015

29 Shtator 2016 - 14:40      

Një gjyqtar nga Louisiana ka tronditur mbarë opinion publik në SHBA duke publikuar një video të policisë të mërkurën që tregonte oficerët që godisnin më breshëri plumbash, me raunde të shumta mbi një makinë, duke vrarë në vend djalin 6-vjeçar që ndodhej brenda.

Incidenti, i cili ndodhi në shtator të vitit 2015, rezultoi në paditjen e dy oficerëve për vrasje të shkallës së dytë, thotë “Daily Mail”, përcjell Syri.

Dy policët kishin filluar të ndiqnin makinën pasi qenë dëshmitarë të një zënke midis një personi dhe të dashurën së tij përballë një bari.

Zyrtarët më pas vendosën ta ndiqnin dhe ta kapnin këtë person, i identifikuar si Christopher Little, i cili mësohet se ndezi makinën dhe u largua më shpejtësi.

Ndjekja përfundoi me një breshëri të shtënash me armë zjarri në një rrugë pa rrugëdalje në Marksville, Louisiana, ku mbeti i vrarë djaloshi i cili kishte qenë gjithë kohës brenda makinës.

Dy policët që janë duke u gjykuar për këtë rast janë Derrick Stafford, 32, dhe Norris Greenhouse, 23.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...