29 Shtator 2016 - 12:36
Ka pasur spekulime për javë të tëra që Georgieva do të nominohej.
Kandidatja e parë e Bullgarisë, drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Irina Bokova, u konsiderua si një konkurrente e fortë, por u rendit e gjashta në raundin e fundit të votimit të fshehtë.
“Ne i dhamë asaj një shans të fundit dhe mendojmë se Georgieva do të ketë kandidaturë më e suksesshme”, tha dje kryeministri bullgar, Bojko Borisov.
Kritikët e konsiderojnë Bokovën shumë të afërt me Rusinë. Megjithatë ajo tha në Twitter se do të qëndrojë në garë.
“Mirënjohëse për të gjithë ju që më mbështetët dhe plotësisht e angazhuar për të vazhduar garën për #NextSG!”, shkruan ajo.
Georgieva, 63-vjeçe, është në mes anëtarëve më jetëgjatë në detyrë të Komisionit Evropian.
Aktualisht ajo është nënkryetare në mbikëqyrjen e çështjeve që lidhen me buxhetin e Bashkimit Evropian.
Nga viti 2010 deri në vitin 2014 ajo ishte në krye të ndihmës humanitare dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...