29 Shtator 2016 - 11:44
Organizata e vendeve eksportuese të naftës, e njohur si OPEC, ka arritur pajtimin pas bisedimeve në Algjeri. Lajmi ka bërë që çmimi i naftës së papërpunuar Brent, që është pikë ndërkombëtare referimi, të rritet për gati 6 për qind, përkatësisht në 49 dollarë për fuçi.
Detajet e plota të marrëveshjes do të finalizohen në një takim formal të OPEC-ut në muajin nëntor. Tregu i naftës kishte pësuar nga mbifurnizimi. Për pasojë, çmimet kishin rënë nën 30 dollarë për fuçi në fillim të vitit 2016, që ka qenë niveli më i ulët në gati 13 vjet.
Me marrëveshjen e re, prodhimi do të bie për rreth 700 mijë fuçi në ditë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...