Rrufetë “djegin” rrjetin

29 Shtator 2016 - 11:27      

Australia e Jugut po përballet me ditën e dytë të motit ekstrem, pasi e gjithë kjo provincë mbeti pa energji elektrike gjatë natës. Mbi 80 mijë rrufe u regjistruan gjatë stuhisë dhe disa prej tyre dëmtuan ndjeshëm impiantet e gjenerimit të elektricitetit, ndërsa erërat e forta shembën mbi 20 kulla transmetimi të energjisë.

Mësohet se elektriciteti është kthyer pas shumë orësh mungesë në kryeqytetin e Australisë së Jugut, Adelaide, por shumë zona rurale mbeten ende pa energji. Autoritetet lokale thanë se bëhet fjalë për një eveniment metereologjik ekstrem dhe se asnjë sistem nuk do të ishte në gjendje t’i bënte ballë.

Metereologët kishin paralajmëruar për forcën e stuhisë, por autoritetet thanë se askush nuk mund të mendonte se erërat e forta do të shkulnin kullat elektrike nga toka apo të parashikonte mijëra rrufetë që dogjën shumë rrjete elektrike.

Zyrtarë australianë thanë se një eveniment i tillë atmosferik është shumë i rrallë dhe llogaritet të ndodhë një herë në 50 vjet.

Ndërsa era dhe rrufetë ishin të jashtëzakonshme, siç u përshkruan edhe nga shumë banorë të kësaj province, reshjet nuk kanë qenë shumë shqetësuese, megjithëse paralajmërimet për përmbytje janë ende në fuqi pasi pritet që moti i keq të vazhdojë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...