Ushtari verikorean ik në këmbë deri në atë të Jugut

29 Shtator 2016 - 10:36      

Një ushtar koreano-verior ka kaluar kufirin në këmbë në Korenë Jugore bën të ditur sot ushtria e këtij shteti.

Udhëheqësi i Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut ka thënë se zyrtarët ushtarakë janë duke e marrë në pyetje ushtarin që e ka kaluar zonën ushtarake të gjerë katër kilometra që ndan dy vendet.

Siç raporton AFP nuk është rast i shpeshtë që dezertorë nga Koreja Veriore të kalojnë këmbë kufirin nëpër fushat e minuara dhe që e ruajnë dhjetëra-mijëra ushtarë nga të dy vendet.

Herën e fundit kjo ka ndodhur në qershor të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Qeverisë në Seul, nga fundi i luftës më shumë se 29 mijë koreano-veriorë kanë ikur në Korenë e Jugut.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...