29 Shtator 2016 - 10:19
KE-ja njoftoi se për shpenzimet bëra më parë për refugjatët sirianë në Turqi, ka miratuar transferimin e burimit nga 300 milionë euro për Ministrinë e Arsimit, dhe 300 milionë për Ministrinë e Shëndetësisë së Turqisë.
Mbështetja do të jepet si kontribut në mbështetjen e shpenzimeve për shëndetin dhe arsimin e detyrueshëm të fëmijëve sirianë që ndodhen aktualisht në Turqi.
BE-ja në Samitin Turqi-BE të mbajtur me 29 nëntor 2015 premtoi se do të ofronte një fond prej 3 miliardë euro deri në fund të vitit 2017 për refugjatët sirianë në Turqi.
Ndërsa në Samitin e mbajtur më 18 mars kishte vendosur se në rast të mbarimit të këtij fondi do të vë në disponim një fond shtesë prej 3 miliardë euro deri në fund të vitit 2018.
Gjithashtu u vendos se fondet do të shpenzoheshin në projektet e zhvillimit për shëndetësi, arsim, infrastrukturë, ushqime si dhe nevojat e tjera të refugjatëve sirianë në Turqi.
Ndërsa, Turqia tashmë një kohe të gjatë ka theksuar se BE-ja nuk ka transferuar shpejtë ndihmat financiare për refugjatët sirianë në Turqi.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...