Ban Ki-moon: Sulmet e qëllimshme ndaj spitaleve janë krime lufte

29 Shtator 2016 - 10:16      

"Ata që po përdorin bomba të fuqisë së lartë shkatërruese në Halep janë të vetëdijshëm në mënyrë të qartë se po kryejnë krime lufte", deklaroi Ban ki-Moon.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka deklaruar se ata që po sulmojnë me bomba të fuqisë së lartë shkatërruese në Halep janë të vetëdijshëm që po kryejnë krime lufte.

Ban Ki-moon në takimin me temë "Mbrojtja e civilëve nga konfliktet e armatosura" të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në një fjalim tha se "Këtë mëngjes jemi zgjuar me lajmet se janë kryer sulme edhe ndaj dy spitaleve në Halep."

Pasi ka vënë në dukje se këto që po kryhen janë krime lufte Ban, tha ndër të tjera se "Ata që po përdorin bomba të fuqisë së lartë shkatërruese në Halep janë të vetëdijshëm në mënyrë të qartë. Ata e dinë se po kryejnë krime lufte. Ju lutem imagjinojeni pak shkatërrimin: Njerëz me gjymtyrë të copëtuara. Fëmijët në një dhimbje pa zgjidhje. Në mënyrë të dhimbshme humbin jetën. Nuk ka asnjë vend ku të largohen dhe as një shenjë në horizont se do të përfundojnë këto vuajtje."

Ndër të tjera ai u shpreh: "Edhe thertoret në Halep janë më njerëzore, kjo situatë është më keq se në thertore". Duke vënë theksin se spitalet, klinikat, ambulancat dhe punonjësit e shëndetësisë janë vazhdimisht nën objektivin e zjarrit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...