29 Shtator 2016 - 10:00
Orhan Erdem për agjencinë turke AA tha se aktualisht janë 814.000 fëmijë sirianë të moshës shkollore në Turqi, duke shtuar se vitin e kaluar e kanë ndjekur shkollën 340.000 fëmijë.
"Këtë vit qëllimi ynë është që ti edukojmë të gjithë këta fëmijë. Megjithatë, ne vetëm mund të ofrojmë arsim për 400 deri në 450 mijë prej tyre", tha ai.
“Turqia për momentin numëron 18 milionë nxënës dhe studentë. Përveç këtyre ajo ka edhe 8 milionë të tjerë, të cilët janë duke marrë arsimin në distancë. Kjo është një përgjegjësi e madhe për t’i shtuar kësaj shifre edhe 800.000 refugjatë”, shtoi ai.
Ministri turk për BE-në dhe kryenegociatori Omer Çelik tha të hënën se qeveria turke dhe OJQ-të lokale që nga viti 2011 e deri sot kanë shpenzuar më shumë se 25 miliardë dollarë për gati tre milionë refugjatët e strehuar në Turqi.
Viti i ri shkollor në Turqi ka filluar në datën 19 shtator dhe do të mbyllet më 9 qershor.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...