Zvicra drejt ndalimit të plotë të ferexhesë

29 Shtator 2016 - 08:14      

Zvicra ka bërë një hap më afër ndalimit të ferexhesë në nivel shteti, pasi që politikanët e miratuan projektligjin e ri me vetëm një votë dallim, shkruan sot Koha Ditore.

Ligji i ri, i propozuar nga Partia Popullore zvicerane e krahut të djathtë (SVP) ka marrë 88 vota, derisa 87 kanë qenë kundër dhe 10 ligjvënës kanë abstenuar, në Dhomën e Ulët të Parlamentit Zviceran. Por, planet mbesin ende larg realizimit, pasi që një ndalesë e ngjashme për gratë myslimane, që mbulojnë fytyrën nuk kishte kaluar në një komision parlamentar, gjatë janarit.

Walter Wobmann, politikan i SVP-së, që është vënë në krye të fushatës, ka deklaruar se ligji “do të ndihmonte në ruajtjen e rendit publik, ashtu si edhe do të respektonte dinjitetin e gruas”.

I njohur për qëndrimin e tij kundër emigrimit, ai më herët ka thënë se ishte “e papranueshme” që gratë të mbajnë shami në fotografitë e pasaportave, teksa ishte zotuar të “ndalte islamizimin e mëtejmë në Zvicër”, duke e mbështetur ndalesën e 2009-s për minaret, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...