Përgjigjja e SHBA për Gylenin brenda pak ditësh

28 Shtator 2016 - 21:27      

Kërkesa e Turqisë për ekstradimin e klerikut Fetullah Gulen nga Pensilvania, nuk është lënë pas dore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyrtarët amerikanë u kanë kthyer përgjigje homologëve turq se në vetëm pak ditë ata do të kenë përgjigjen se çdo të ndodhë me 75 vjeçarin, të cilin Rexhep Tajip Erdogan e ka cilësuar si armikun e vendit, dhe si orkestrues të grushtit të shtetit në 15 korrik.

Ne një intervistë për televizionin turk NTV, ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag u shpreh:

“Dialogu ndërmjet ministrisë tonë dhe SHBA po vazhdon dhe tani është në nivel ekspertësh. Vlerësimi i tyre për kërkesën tonë paraprake të arrestimit, do të mbërrijë shumë shpejt”.

Washingtoni pranoi bashkëpunim me Ankaranë, por i kërkoi aleates së NATO-s, të tregojë qetësi në këtë proces delikat. I etiketuar si terrorist nga presidenti Erdogan, Fetullah Gulen mohon çdo lloj përfshirje për tentativën për të rrëzuar pushtetin me dhunë.

70 mijë veta në Turqi janë në hetim për këtë çështje, ndërsa 32 mijë të tjerë, përfshirë dhe emra të njohur të shoqërisë civile janë të arrestuar.

Në Turqi po ndërtohen gjykatat e reja për të përballuar fluksin e mijëra të ndjekurve penale, ajo më e fundit është në qytetin e Sincan, në afërsi të kryeqytetit të Ankarasë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...