Raketa ruse shkaktoi tragjedinë e avionit malaysian MH17

28 Shtator 2016 - 15:12      

Hetimi i përbashkët ndërkombëtar për rrëzimin e avionit të pasagjerëve të Malaysia Airlines në lindje të Ukrainës, ka gjetur se raketa që ka goditur avionin ishte e tipit Buka dhe ishte lëshuar nga territori i kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Duke folur në qytetin Nieuweeigh, Fred Westerbeke, shef i Ekipit të Përbashkët Hetues (JIT), ka thënë se hetimi eliminon të gjitha shpjegimet e tjera lidhur me shkatërrimin e fluturakës MH17, transmeton rel.

Ai ka shtuar se nuk do të publikohen të gjitha të gjeturat e hetimit duke thënë se kjo gjë mund të ndikojë në hetimet kriminale.

Fluturimi i Malaysia Airlines ishte rrëzuar më 17 korrik, 2014, duke lënë të vdekur 298 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit.

Hetimi ka ardhur në përfundim se sistemi raketor Buk ishte sjell në Ukrainë nga Rusia, vetëm pak kohë para tragjedisë dhe ishte dërguar në Rusi, pas incidentit.

Në konferencën për media, u shfaq një animacion 10 minutësh, ku përfshiheshin fotografitë dhe videot e marra nga korriku i vitit 2014, që tregonin se sistemi raketor Buk është sjellë në Ukrainë pranë qytetit Snizhne. Prezentimi tregonte fakte të tjera prej ku është lëshuar raketa.

Pastaj, e njëjta njësi e sistemit Buk, me vetëm tre raketa, tregohet se si gjatë natës ishte dërguar nga rajoni i Luhanskut në Rusi.

Më herët Bordi për Siguri i Holandës kishte ardhur në përfundim se MH17 ishte rrëzuar nga një raketë e lëshuar nga territori i kontrolluar nga separatistët pro-rusë. Por Moska kishte hedhur poshtë këto pretendime.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...