Ndërron jetë ish-presidenti i Izraelit, Shimon Peres

28 Shtator 2016 - 08:50      

Ish-presidenti i Izraelit dhe laureati i Çmimit Nobel, Shimon Peres ka vdekur, të mërkurën, pas një sulmi në tru, kanë thënë doktorët në Izrael.

Peres, 93 vjeçar, ishte njëri prej liderëve më të pëlqyer në Izrael dhe jashtë vendit.

Ai ka qenë në pothuajse çdo pozicion publik në Izrael, në karrierën e tij politike prej shtatë dekadash.

Peres është vlerësuar për udhëheqjen e vendit në momentet përcaktuese, që prej krijimit të arsenalit bërthamor në vitet 1950 deri tek bisedimet për paqe me palestinezët në vitet 1990.

Peres ka fituar çmimin Nobel për Paqe në vitin 1994, për rolin e tij në bisedimet e paqes.

“Nuk ka asnjë alternativë për paqen. Nuk ka asnjë kuptim të shkohet në luftë”, kishte thënë Peres.

“Terrori nuk ka mesazh. Terrori nuk mund ta pjekë bukën e as të ofrojë ajër të pastër për të marrë frymë. Është i kushtueshëm, është i kotë, nuk prodhon asgjë”, kishte deklaruar dikur Peres.
Ai kishte thënë se palestinezët janë fqinjët më të afërt të Izraelit, andaj mund të bëhen edhe miqtë më të afërt.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...