Turqia vazhdon shtypjen e “aleatëve të Gulenit”

27 Shtator 2016 - 20:55      

Qeveria e Turqisë ka pushuar nga puna 87 anëtarë të agjencisë shtetërore të sigurisë, nën akuzat se kanë pasur lidhje me përpjekjen për grusht shtet, në muajin korrik.

Agjencia e lajmeve Anadolu tha se 87 zyrtarët e Agjencisë së Inteligjencës Kombëtare dyshohet se mbështesin klerikun fetar, Fethullah Gulen.

Gulen, i cili jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara, akuzohet nga Ankaraja për organizimin e përpjekjes për puç.

Gulen mohon çdo përfshirje.

Të martën, Ankaraja ka lëshuar po ashtu fletarrestime për 121 punonjës të organizatës së ndihmës, Kimse Yok Mu, e lidhur me Gulenin.

Autoritetet turke kanë arrestuar mbi 40,000 njerëz nën dyshimet se kanë lidhje me grushtshtetin dhe kanë pushuar nga puna dhjetëra-mijëra të tjerë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...