Ali Karadagi kërkon që 30 shtatori të shpallet “Dita e zemërimit”

27 Shtator 2016 - 11:57      

Rijad, 27 shtator - Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Dijetarëve Myslimanë, Ali Karadagi, ka kërkuar që 30 shtatori të shpallet për të gjithë botën si “Dita e zemërimit”.

Në një deklaratë me shkrim Karadagi ka kërkuar që 30 shtatori të shpallet si “Dita e zemërimit”, transmeton AA. Ai ftoi të gjithë imamët dhe hatibët në të gjithë botën t’i kushtojnë ligjëratat dhe hutbet e tyre Halepit, në mbështetje të popullit të këtij qyteti, kundër sulmeve të regjimit të Asadit dhe Rusisë.

Duke nënvizuar se klerikët në të gjithë botën duhet të qëndrojnë përballë atyre që bëjnë padrejtësi si në Siri ashtu edhe në vendet e tjera ku ka të njëjta drama, Karadagi ka akuzuar faktorin ndërkombëtar për standarde të dyfishta dhe e ka ftuar të heqë dorë nga mbështetja ndaj Asadit dhe të ofrojë mbështetje për popullin sirian.

Që prej 19 shtatorit, ditë kur përfundoi armëpushimi i arritur mes Rusisë dhe SHBA-së, të paktën 444 persona kanë humbur jetën dhe 1.585 të tjerë kanë mbetur të plagosur, si rrjedhojë e sulmeve të regjimit të Asadit dhe forcave ruse në Halep. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...