Foto: Reuters / ilustrim

BE: 30 euro në muaj për refugjatët në Turqi

27 Shtator 2016 - 08:57      

BE-ja vë në dispozicion të refugjatëve në Turqi 350 milionë euro. Kjo është pjesë e marrëveshjes për refugjatët me Ankaranë. Ndihma financiare do t’u jepet direkt refugjatëve në formën e kartave bankare.

Ndihma financiare nga ana e Bashkimit Europian do t’u jepet direkt refugjatëve në formën e kartave bankare me vlerë 100 lira turke (rreth 30 euro). Fjala është për karta bankare të tipit prepaid. Refugjatët mund të tërheqin me to para në bankomatët e bankave në Turqi dhe të blejnë ushqime, të paguajnë qiratë apo t’i përdorin për kurse dhe shkolla.

Programi “Emergency Social Safety Net” ka në dispozicion 348 milionë euro.

Komisioneri i BE-së për ndihmën humanitare, Christos Stylianides, tha se me këtë veprim refugjatëve do t’u jepet një lloj ndjenje normaliteti. Po ashtu shpërndarja e parave në këtë formë shmang kostot administrative. Me këtë program u vihet në ndihmë në radhë të parë rreth një milionë refugjatëve sirianë që gjenden në Turqi, raporton DW.

Realizimi i programit do të bëhet përmes Gjysmëhënës së Kuqe, dega e Turqisë, dhe programit të OKB-së për Ushqimin, të mbështetura nga organizata humanitare turke.

Në Turqi janë strehuar rreth tre milionë refugjatë, shumica nga Siria. BE-ja dhe Turqia nënshkruan në mars një marrëveshje për ndërprerjen e rrymës së refugjatëve drejt Evropës. Sipas saj Turqia pranon që të ristrehojë të gjithë refugjatët që kanë ardhur prej Turqisë në ishujt grekë të Detit Egje dhe të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...