Guterres kryeson garën për sekretar të OKB-së, votimi tjetër më 5 tetor

27 Shtator 2016 - 08:17      

Në garën për diplomatin më të lartë në botë, ish-kryeministri portugez, Antonio Guterres, duket se është në pozitën më të mirë për të fituar.

Dje, në raundin e pestë të votimit informal të Këshillit të Sigurimit OKB-së, Guterres doli i pari, për herë të pestë radhazi. Ai ishte kandidati i vetëm që mori minimumin prej nëntë votash. Ai mori 12 vota në mbështetje të kandidaturës së tij, dy vota kundër dhe një abstenim.

Shumë diplomatë besojnë se një nga dy votat kundër zotit Guiterres ishte nga Zelanda e Re, e cila është duke u përpjekur të rrisë shanset e ish-kryeministres së vendit Helen Clark, e cila është në garë për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, por deri më tani ka pasur një paraqitje zhgënjyese. Në votimin e sotëm ajo doli e fundit.

Pyetja më e madhe mbetet nëse një anëtar i Këshillit të Sigurimit me të drejtë vetoje ka votuar kundër zotit Guterres. Disa kanë spekuluar se Rusia mund të bllokojë zgjedhjen e zotit Guterres, një diplomat nga Evropa Perëndimore, në favor të një kandidati nga Evropa Lindore.

Evropa Lindore ka paraqitur gjashtë kandidatë në garë, me arsyetimin se ky është rajoni i vetëm që nuk e ka mbajtur postin dhe shpreson ta marrë atë më 1 janar 2017.

Kandidati nga ky rajon që mori më shumë vota, ishte ish-ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiq, i cili doli i dyti me 8 vota. Ai në këtë raund la pas ministrin e Jashtëm sllovak Miroslav Lajçak, i cili në rundin e mëparshëm doli i dyti.

Por, asnjëri prej tyre nuk arriti të siguronte mbështetje minimale prej tetë votash.

Këshilli i Sigurimit do të mbajë një votim tjetër, ndoshta më vendimtar, më 5 tetor. Gjatë këtij votimi, anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, do të votojnë. Pasi këto vende kanë të drejtën e vetos, votat e tyre mund t’i shuajnë aspiratat e kandidatëve për të cilët ato votojnë kundër. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...