Rusia ndërton bazë të madhe ushtarake në kufi me Ukrainën

26 Shtator 2016 - 21:18      

Rusia ka ngritur një bazë të madhe ushtarake në kufi me Ukrainën.

Baza pritet të jetë gati në dhjetor, pasi ndërtimi i saj pothuaj ka përfunduar në rajonin e Rostovit.

Mbi dhjetë mijë ushtarë pritet të dislokohen në këtë bazë, e cila siç shkruhet në tabelën në gardhin e sigurisë, duket se është ngritur për të mbrojtur kufijtë jugorë të Rusisë.

“Jemi duke kryer punët e fundit në tre kapanone fjetjeje. Po vëmë në punë sistemin inxhinierik. Baza do të jetë gati për personelin ushtarak deri më 1 dhjetor 2016”, tha Yevgeny Zakharov, zëvendësdrejtor i kompanisë ndërtuese.

Baza, e cila ndodhet 100 km nga vija kufitare me Ukrainën, i shtohet ndërtimeve të ngjashme që ka ngritur Rusia në atë që e konsideron edhe linjën e frontit të një përballjeje të mundshme me NATO-n.

Për Moskën zyrtare, Ukraina cilësohet një vend satelit i NATO-s, që prej kohës kur vendin e një presidenti pro-rus, e zuri një udhëheqës me prirje perëndimore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...