BE: Referendumi në “Republikën Serbe” s’ka bazë ligjore

26 Shtator 2016 - 20:58      

Bashkimi Evropian hodhi poshtë referendumin e ndaluar, të organizuar një ditë më parë në Bosnje në zonën e dominuar nga serbët dhe i kërkoi liderëve të këtij rajoni të mënjanojnë rritjen e tensioneve.

“Referendumi që u zhvillua dje nuk ka baza ligjore pasi Gjykata Kushtetuese e Bosnje-Hercegovinës vendosi të pezullojë mbajtjen e referendumit deri sa gjykata të vendosë për kushtetutshmërinë e tij”, deklaroi një zëdhënëse e shefes evropiane të Punëve të Jashtme, Federica Mogherini, në Bruksel.

Republika Serbe iu kundërvu autoriteteve të vendit dhe Perëndimit duke votuar të dielën për kremtimin e datës 9 janar si Ditën e Krijimit të Shtetit.

Gjykata kishte urdhëruar Republikën Serbe të shtynte këtë ditë pasi ajo përkonte me një tjetër referendum të mbajtur nga serbët në vitin 1992 në të cilin shpallej ndarja nga Bosnja.

Ky referendum shërbeu më pas për fillimin e luftës ku humbën jetën rreth 100 000 persona.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...