Edhe Italia në referendum

26 Shtator 2016 - 20:27      

Qeveria italiane ka vendosur që më 4 dhjetor të mbahet referendum për reformën kushtetuese.

Reformat e propozuara - që konsiderohen si më të rëndësishmet në Itali që prej Luftës së Dytë Botërore - do ta modernizonin parlamentin dhe sistemin zgjedhor, me qëllim që Italia të ketë stabilitet politik.

Këto reforma që janë miratuar nga dy dhomat e parlamentit më herët gjatë këtij viti, do t’i jap fund sistemit ekzistues, ku secili ligj duhet të miratohet nga të dyja dhomat e parlamentit- proces ky që mund të zgjasë me vite, raporton AFP.

Ky sistem ishte vendosur pas Luftës së Dytë Botërore me qëllim që të shmangin rikthimin e fashizmit.

Sot, ky sistem shihet si burim i paralizës politike dhe jostabilitetit, duke bërë që Italia që prej vitit 1945 të ndërrojë 63 qeveri.

Vetëm prej vitit 2010, Italia ka pasur katër kryeministra të ndryshëm: Silvio Berlusconin, Mario Montin, Enrico Lettan dhe Matteo Renzin.

Reformat kushtetuese të propozuara do të reduktonin shumë rolin e Senatit, i cili do të merret vetëm me një numër të caktuar të ligjeve të reja.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...