
26 Shtator 2016 - 20:11
Johnson, ish-kryebashkiak i Londrës, në maj u shpall fitues i garës së revistës “Spectator” për “Poezinë Ofenduese ndaj Presidentit Tayyip Erdogan” për një poemë pesë-rreshtash që përfshinte presidentin turk, tërshërën e egër dhe një dhi, raporton Reuters.
Dy muaj më vonë, kryeministrja britanike, Theresa May, e emëroi Johnsonin si sekretar të jashtëm, duke ngjallur kështu brenga për një çarje me Ankaranë. Por, një zyrtar i lartë turk asokohe pati thënë se Turqia do të vë një vijë ndaj komenteve të mëhershme të Johnsonit, por paralajmëroi se marrëdhëniet do të keqësoheshin nëse ai do t’i përsëriste ofendimet e tilla, mesazh të cilin sekretari Johnson me sa duket e ka marrë shumë seriozisht, transmeton Koha.net.
“Ne në Britani të Madhe jemi të lumtur që jemi një prej blerësve më të mëdhenj të prodhimeve turke. Unë jam pronar krenar i një lavatriçeje digjitale, shumë funksionale turke”, ka thënë Johnson para gazetarëve në Ankara të hënën, ndërsa ministri i Jashtëm turk buzëqeshte pranë tij.
Ai tha se sheh një partneritet në mes të dy vendeve pas votimit për Brexit.
Ndërkaq Celik përmendi rrënjët turke të Johnsonit, duke iu referuar atij si një “Otoman” dhe një përkrahës të fuqishëm të Turqisë pas tentim-puçit të dështuar më 15 korrik.
Stërgjyshi i Johnsonit ka qenë një figurë opozitare në periudhën e vonshme Otomane dhe u linçua gjatë Luftës së Turqisë për Pavarësisë në fillim të viteve të 1920-a.
Johnson pritet të takohet edhe me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, të martën.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...