
26 Shtator 2016 - 17:55
Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës nuk ka dashur që të spekulojë se “çfarë do të ndodhë nëse Dodik e refuzon thirrjen dhe njëkohësisht as edhe sa gjatë do ta pres Prokuroria e BeH Dodikun që t’i përgjigjet thirrjes”.
Në prokurorinë e BeH thonë se e kanë ‘hartuar lëndën në lidhje me moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës’, transmeton rel.
Serbët e Bosnjës votuan me shumicë dërmuese për të shënuar 9 janarin si Ditën e Shtetësisë, në një referendum kundërthënës që u zhvillua më 25 shtator në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Referendumi u kundërshtua nga autoritetet në Sarajevë, që e cilësuan si anti-Dayton dhe një akt kundër kushtetues. Kundër referendumit janë shprehur edhe Këshilli Drejtues për zbatimin e paqes (PIC), Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ambasada e SHBA-së, Bashkimi Evropian dhe vendet fqinje Kroacia e Serbia.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...