
26 Shtator 2016 - 15:05
Trump ka zhvilluar një takim dje me kryeministrin izraelit, Benyamin Netanyahu, në rezidencën e tij në Trump Tower. Në takim thuhet se janë diskutuar tema si ndihma ushtarake e SHBA-së ndaj Izraelit, marrëveshja për programin bërthamor të Iranit dhe lufta kundër DAESH-it.
Në deklaratë theksohet gjithashtu se Trump dhe Netanyahu ndajnë të njëjtin qëndrim për sa i përket paqes së vazhdueshme me fqinjët e Izraelit.
"Trump mbron idenë se Jerusalemi është kryeqyteti 3 mijë vjeçar i hebrenjve. Në rast se zgjidhet si president ai do të pranojë kërkesën e Kongresit Amerikan të shtruar kohë më parë për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të pandashëm të Izraelit", thuhet në deklaratën e zyrës elektorale të Trump.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...