Sarkozy mbështet fitoren e Hillary Clinton

26 Shtator 2016 - 14:25      

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy kandidat për parapraket brenda së djathtës në presidencialet e 2017, aspiron fitoren e Hillary Clinton përballë republikanit Donald Trump, u shpreh ai sot, disa orë përpara debatit të parë televiziv midis dy kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë.

I pyetur në lidhje me krahasimin që po aludohet së fundmi midis tij dhe Donald Trump, Sarkozy u përgjigj: “Kam bindjen se për ato që e kanë ngritur një tezë të tillë, nuk është aspak një kompliment. Megjithatë unë i uroj fitoren Hillary Clinton”.

“Kjo temë nuk më përket aspak, pasi nuk jam shtetas amerikan, por kam punuar me Hillary Clinton dhe them me bindje se tek ajo duhet të kesh besim, pasi është një grua plot me kurajë”, vijoi ish-presidenti francez.

Në mesin e kandidatëve kryesorë në zgjedhjet presidenciale franceze të 2017, vetëm Marine Le Pen, liderja e ekstremit të djathtë ka shfaqur mbështetjen e saj për Donald Trump. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...