26 Shtator 2016 - 12:31
Rajonalet e organizuara në Galicia (veriperëndim) dhe në Rajonin Bask (veri) janë pritur me padurim, duke shpresuar që ky proces do të nxirrte në dukje një balancë të re force midis palëve, që po shënojnë paaftësi në arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë Spanjës një kabinet të ri qeverisës.
Legjislativet në dhjetorin e 2015 më pas në qershor, në fakt rezultuan me një fragmentim të Parlamentit në mes katër forcave më të madhe të politikës duke e kthyer Spanjën në një terren mjaft të vështirë për t’u qeverisur. PP-ja, Partia socialiste (PSOE), Podemos dhe partia e qendrës Ciudadanos nuk kanë arritur të bien dakort për një aleancë të mundshme midis tyre.
PP-ja renditet forca e parë politike me 33 për qind të votave por duhet të përballet me veton e socialistëve të Podemos dhe të separatistëve baskë dhe katalanas që refuzojnë të mbështesin sërish Rajoy, në pushtet prej fundit të vitit 2011.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...