26 Shtator 2016 - 08:53
Mbledhjen e kanë lëshuar Samantha Pawer(SHBA), Matthew Rycroft (Britania e Madhe) dhe Francois Delattre (Francë) - përfaqësues të këtyre vendeve që edhe kanë ftuar që të mbahet takim urgjent në mënyrë që të kërkojnë ndalimin e ofensivave të forcave qeveritare në Alepo, transmetojnë mediat botërore.
Ata e kanë lëshuar mbledhjen kur në foltore ka dalë për të folur përfaqësuesi i Sirisë Bashar Al Xhafari.
Më herët përfaqësuesit e SHBA-së, Britanisë dhe Francës kanë akuzuar Rusinë se po mbështet ofensivën e qeverisë sirianë derisa njëkohësisht kanë folur për ndërprerje të armiqësive, transmeton AP.
Xhafari tha se vetë fakti se Këshilli i Sigurimit i OKB-së u mblodh në këtë takim ka sinjal se këto tri forca kanë dërguar për të mbështetur dhe do të mbështesë terroristët që e quajnë opozitë e moderuar.
Ai ka thënë se qeveria siriane do ta kthejë kontrollin ndaj Alepos.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...