Katër të plagosur në Malmo nga të shtënat

25 Shtator 2016 - 23:01      

Katër persona janë plagosur sonte nga të shtënat në qytetin suedez Malmo, bën të ditur policia.

Mediat suedeze bëjnë të ditur se sulmuesit e armatosur, që kanë qenë me një skuter, kanë hapur zjarr në një veturë.

Besohet se sulmuesit kanë ikur me skuter nga vendi i ngjarjes, transmeton Asociated Press.

Katër të plagosurit janë dërguar në spital ndërsa ende nuk dihen gjendja e tyre. 

Sikurse qytetet tjera të mëdha suedeze, edhe Malmo ka shënuar rritje për sa i përket dhunës së armatosur në dekadën e fundit, shpesh e ndërlidhur me armiqësi në mes të bandave rivale.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...