Shkollimi me lojë

25 Shtator 2016 - 09:45      

Është pasdite e ngrohtë shtatori në lagjen “Kallio” në Helsinki. Jashtë, në oborrin e qendrës së përkujdesjes ditore “Franzenia”, grupe të fëmijëve katër-pesë vjeç bredhin përreth të kënaqur.

“Do të dëshironit një akullore?”, pyet njëri prej tyre, me të vendosur një tezgë të improvizuar shitjeje të akullores përskaj një hapësire të ndarë për lojë me rërë, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Stafi i çerdhes është gjithnjë në mesin e fëmijëve, duke biseduar me ta, duke vëzhguar dhe mbajtur shënime. Nuk ka asgjë që e dallon këtë çerdhe, edhe pse me 200 fëmijët që ka, është më e madhja e qytetit.

Është kjo një ndërtesë e lartë, disi e vjetruar, e ndërtuar në vitet ‘30 të shekullit të kaluar dhe e shndërruar për rolin aktual vetëm vitin e kaluar. Megjithatë, pikërisht në këto qendra çuditërisht të thjeshta, me mure të mbushura me vepra arti fëmijësh dhe vegla loje, fillon të zërë fill “mrekullia” arsimore finlandeze.

Shteti më i shkolluar i botës

Në Finlandë, ku sistemi gjithëpërfshirës i shkollimit është ranguar më së larti në listën e shteteve evropiane gjatë 16 vjetëve të fundit, diskutimet e kufizuara dhe të zjarrta për qeverisjen dhe strukturën e shkollave, të cilat përndryshe i obsesionojnë britanikët – shkollimi pa pagesë, akademitë, gramatika – nuk ekzistojnë

Prandaj, në fund të fundit, shkollat finlandeze kanë shënuar kaq sukses të madh akademik, po puna për arritjen e performancës sa më të mirë të fëmijëve fillon më herët, shumë përpara se fëmijët nisin zyrtarisht shkollimin – mbase derisa nxënësit e ardhshëm janë ende në pelena... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...