24 Shtator 2016 - 18:33
Kancelari social-demokrat austriak, Christian Kern, u bë shtysë për organizimin e këtij takimi rajonal ku do të marrin pjesë krerët e qeverive apo përfaqësues të lartë të dhjetë shteteve të tjera dhe të Bashkimit Evropian.
Një vit pas krizës së refugjatëve që tronditi Evropën, gjatë verës dhe vjeshtës 2015, periudha e dyerve të hapura tashmë ka përfunduar, transmeton KP.
“Takimi i Vjenës do të konfirmojë faktin që rruga ballkanike është e mbyllur dhe se prioritet mbetet përcaktimi i një kontrolli efektiv të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian”, deklaroi presidenti i këshillit evropian, Donald Tusk.
Në këtë takim, pjesëmarrës do të jetë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama. Ai ka publikuar edhe një fotografi në Facebook me kancelaren Merkel, të cilën foto e ka cilësuar si “Foto e Ditës”.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...