Foto: Reuters

Corbyn rizgjidhet në krye të Laburistëve

24 Shtator 2016 - 18:21      

Jeremy Corbyn do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Partisë Laburiste britanike, pavarësisht përçarjeve të verifikuara muajt e fundit në radhët e saj.

Lideri i së majtës, 67 vjeç, u konfirmua në zgjedhjet e kësaj të shtune, me një avantazh të thellë ndaj sfidantit Owen Smith. Ai siguroi 62 për qind të votave në bazë, një rekord ky më i lartë se ai i vitit të kaluar, transmeton tch.

Në zgjedhjet partiake ishin pranuar mbi 650 pjesëmarrës. Njoftimi për fitoren e tij u dha në Liverpul, në prag të konferencës vjetore të Laburistëve.

Ndërkohë, në një prononcim për BBC, Corbyn tha se, debati për drejtimin e partisë tashmë ka marrë fund dhe se, laburistët duhet ta marrin zgjedhjen e tij si një mesazh për ekonominë dhe arsimin e vendit. “Mendoj se ju do të shihni shumë ndryshime në javët e ardhshme”, u shpreh ai.

I pyetur se cilët janë hapat që do të ndërmarrë për të qetësuar deputetët kritikë kundrejt tij, Corbyn deklaroi se, kthimi i zgjedhjeve për qeverinë hije është padyshim mes prioriteteve të tij.

“Deputetët kritikë nuk duhet të shqetësohen aspak, sepse kjo është e gjitha demokraci. Ne jemi zgjedhur në mënyrë demokratike në partinë tonë, ndaj dhe ata nuk duhet të shqetësohen”, tha Corbyn.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...