
24 Shtator 2016 - 18:14
“Muzeu Kombëtar “Smithsonian” do të tregojë një histori të Amerikës e cila jo gjithmonë ka pasur vëmendjen e duhur”, tha Obama, raporton BBC.
Gjatë fjalës së tij, Obama foli edhe për sjelljet e këqija të policëve në rastet ku janë përfshirë amerikanët me ngjyrë.
“Shpresoj që njerëzit që po i shohin ngjarjet në Tulsa apo Charlotte në televizion”, tha ai, “përmes një vizite në muze do të mund të thoshin: E kuptoj. Më vjen keq. Ndaj dhembjen me ta. E shoh pse njerëzit mund të ndjehen të zemëruar, dhe dua të jem pjesë e zgjidhjes”.
Në hapjen e këtij muzeu, Obama ishte në shoqërinë e ish-presidentit amerikan, George W Bush.
Para hapjes zyrtare të muzeut, Obama i ra ziles e cila i përket njërës prej kishave më të vjetra të njerëzve me ngjyrë në Amerikë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...