Rumani: Një tërmet 5,3 ballë Rihter godet lindjen e vendit

24 Shtator 2016 - 12:57      

Një tërmet me magnitudë 5,3 ballë i shkallës Rihter u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Rumani, por pa shënuar viktima, njoftoi Instituti Kombëtar i Fizikës së Tokës.

Epiqendra e tërmetit u lokalizua në rajonin sizmik në Vrancea (lindje) ku lëkundjet u ndjenë në të gjithë territorin e vendit si dhe në Moldavi dhe në Bullgari, dy shtete fqinje.

“Lëkundja e tokës u regjistrua rreth orës 02:11 (23:11 GMT) në një thellësi rreth 91,6 kilometra duke mos shkaktuar viktima as dëme të konsiderueshme”, pohoi për median, zëdhënësi i Inspektoratit Kombëtar për Situatat e emergjencës (IGSU) Ovidiu Chirca.

Rumania duke përfshirë rajonin e Vrancea (jug) shtrihet në kryqëzimin e tre pllakave tektonike, figuron në mesin e vendeve më të ekspozuara ndaj lëkundjeve të tokës në Evropë.

Lëkundja e fundit e tokës me një magnitudë të ngjashme u regjistrua në lindje të Rumanisë në nëntor të 2014.

Ky tërmet me magnitudë 5,7 në shkallë Rihter, nuk ka shkaktuar as viktima as dëme.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...