I hyjnë hajdutët në shtëpi, gruaja i pret me pistolete [video]

23 Shtator 2016 - 19:44      

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një grua amerikane është ngritur nga shtrati në mes të natës dhe ka qëlluar me pistoletë tre hajdutë të armatosur të cilët kishin hyrë në shtëpinë e saj.

Nga ngjarja e ndodhur në datën 16 shtator në Xhorxhia ka mbetur i vrarë një nga hajdutët, transmeton tch.

Vetëm disa sekonda pasi kishin hyrë në shtëpi, hajdutët u përzunë me të shtëna të njëpasnjëshme. Dy nga hajdutët kanë shpëtuar, ndërsa një i tretë u gjet i vdekur në rrugë nga policia.

Shefi i policisë tha se pronarja e shtëpisë veproi siç duhet: “Ajo ushtroi të drejtën e saj për të mbrojtur jetën dhe pronën”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...