23 Shtator 2016 - 15:16
Mesazhi i 10 vjeçares, e cila jeton në kryeqytetin e Jemenit, në Sana, ishte nisur për udhëheqësit e botës që u takuan për të diskutuar mbi krizën globale të refugjatëve në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Kryeqytetin jemenas i Sanas, aktualisht po mbahet nga rebelët Houthi dhe Jara kujton shumë qartë, sesi bota e saj u kthye me kokë poshtë.
Ajo ishte njoftuar në lidhje me një koncert në shkollë, por në vend të kësaj, rreth mesnatës në mars të 2015-ës , Arabia Saudite udhëhoqi sulmet ajrore të koalicionit në qytet.
Ajo u kërkoi prindërve ta postonin në rrjetet sociale mesazhin e regjistruar në shtëpi, ku po shpërndahet dhe po shihet mijëra herë, thotë “The Indepedent”.
Jara është lutur në gjuhën angleze për SHB-në dhe komunitetet ndërkombëtare që të ndërhyjnë për t’i dhënë fund luftës në vend.
Yara është shumë e qartë, fajëson Arabinë Saudite për gjendjen e saj të tanishme, në vend të rebelëve, të cilët akuzohen se kanë marrë me forcë kryeqytetin dhe duke detyruar qeverinë të dorëzohet.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...