Putin takohet me Dodikun, temë referendumi

23 Shtator 2016 - 10:57      

Presidenti rus, Vladimir Putin është takuar në Moskë me presidentin e Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik.

Agjencia e lajmeve TASS raporton se dy liderët kanë diskutuar “për situatën në Ballkan dhe për marrëdhëniet dypalëshe”.

Përpara se të shkonte në Moskë, Dodik kishte deklaruar se po shkon atje për të diskutuar për çështje ekonomike dhe për bashkëpunimin me Rusinë.

Ai kishte thënë se gjatë kësaj vizite do të diskutonte edhe për referendumin e planifikuar të mbahet më 25 shtator, që ka rritur tensionet në Bosnjë e Hercegovinë.

Në referendumin më 25 shtator do të vendoset nëse 9 janari do të jetë “Dita e Etnitetit”.

Gjykata Kushtetuese në Bosnjë ka thënë se kjo festë është diskriminuese ndaj etnive tjera në Bosnjë, kroatëve dhe boshnjakëve.

Më 9 janar, 1992 serbët në Bosnjë shpallën shkëputje nga Bosnja dhe shpallën shtetin e tyre.
Dodik ka thënë se referendumi do të mbahet pavarësisht vendimit të Gjykatës Kusthetuese të Bosnjës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...