Policia franceze përleshet me migrantët

21 Shtator 2016 - 22:33      

Policia e Francës ka përdorë gaz lotsjellës për t’i detyruar qindra migrantë të largohen nga rruga që çonte në një qytet-port, që shihet se dalje për në Britani.

Autoritetet thanë se afro 300 migrantë nga një kamp i improvizuar, i njohur me emrin “xhungël”, i ishin afruar sot pasdite rrugës në Calais dhe dhjetëra prej tyre ishin përpjekur të hynin në autostradë.

Zyrtarët lokalë në këtë rajon verior francez thanë se migrantët kishin hedhur objekte të ndryshme kundër oficerëve të policisë, të cilët pastaj kanë përdorë gaz lotsjellës për t’i zmbrapsur ata.

Një oficer policor ka pësuar lëndime të vogla dhe një person është arrestuar, raporton AP.

Kjo përleshje u bë derisa punëtorët kanë filluar ndërtimin e një muri të financuar nga Britania, përgjatë rrugës, me qëllim që migrantët të mos mund të depërtojnë dhe me anije të ndryshme ta kalojnë Kanalin Anglez.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...