Zbulohet se çka shkruan në fletoren e sulmuesit nga New Yorku

21 Shtator 2016 - 22:19      

I dyshuari për sulmet me bomba në New York dhe New Jersey Ahmad Khan Rahami me vete mbante edhe një fletore me shënime për terroristët.

Siç transmeton CNN duke cituar burime nga Policia, fletorja është gjetur në vrimën e një plumbi.

Thuhet se në shënimet e Rahamit është gjetur një referencë për sulmin me bombë në maratonën e Bostonit dhe përmendet njëri nga liderët e Al Kaedës, Anwar al- Awlaki , i cili ishte vrarë në fushatën ajrore amerikan në vitin 2011.

Rahami ka shkruar se qeveria amerikane po kryen masakër ndaj xhihadistëve edhe pse presidenti Barack Obama ka thënë se dëshiron që të vendosë armëpushim.

Ai po ashtu ka përmendur edhe kërcënimet ndaj SHBA-ve me fjalët se do të dëgjohen tingujt e bombave nëpër rrugë, të shtëna ndaj policisë, çka si rezultat do të sjellë “vdekje shtypësve”.
Ai ka shkruar edhe për detajet e sulmit të planifikuar ku kishte përmendur maratonën në New Jersey duke specifikuar llojet e bombave që donte t’i shfrytëzonte.

Sipas mediave duket se Rahami ka qenë I përgatitur për sulm vetëvrasës pasi që kishte shkruar se dëshiron të bëhej “martir”.
Ekspertët dyshojnë se Rahami ka qenë pjesëtar I ndonjë organizate terroriste, por deklarojnë se sigurisht ka qenë “ujk I vetmuar” që nuk kishte plane rezervë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...