Gerry Adams akuzohet për vrasje

21 Shtator 2016 - 21:54      

Polemika të shumta kanë shkaktuar në Irlandën e Veriut deklaratat e një ish-militanti të IRA-s, se një nga liderët e partisë republikane, Gerry Adams ka urdhëruar një vrasje në vitin 2005.

Personi që ka bërë akuzën ka deklaruar gjithashtu se ka qenë i infiltruar për llogari të shërbimeve sekrete britanike në radhët e IRA-s dhe më pas në ato të republikanëve të Sinn Fein.

Akuza, e bërë në kushte anonimati gjatë një transmetimi të BBC, është hedhur poshtë nga Adams, por megjithatë ka qarkulluar në mediat britanike e më gjerë.

Ngjarja ka të bëjë me vrasjen 11 vjet më parë në një kasolle të izoluar në Ulster të Irlandës së Veriut të Denis Donaldson, një tjetër drejtues i lartë i Sinn Fein, që kishte rrëfyer se kishte qenë për 20 vjet agjent i shërbimeve sekrete të Madhërisë së Saj, aq të urryera nga irlandezët.

Në atë kohë, IRA përgënjeshtroi çdo përfshirje në ekzekutimin e Donaldson, por agjentët britanikë sugjeruan pikërisht pistën e një hakmarrjeje mes veteranëve të luftës për pavarësi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...